2.3 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Blici serb: Mbështetje e serbëve ndaj Haradinajt në këmbim të Asociacionit

Më të lexuarat

Lista Serbe tani për tani nuk dëshiron të flasë rreth asaj se nëse do të mbështesë zgjedhjen e Ramush Haradinajt për kryeministër të Kosovës.

Blic-i serb shkruan duke cituar burime pranë zyrtarëve të lartë të qeverisë serbe se vetëm tre ulëse ministrore nuk do të jenë të mjaftueshme për të mbështetur Haradinajn – mbështetja e serbëve është e kushtëzuar me kërkesa shumë më të hollësishme, transmeton Klan Kosova.

“Lista Serbe është një tas në peshore që do të mundësonte formimin e qeverisë Haradinaj dhe serbët nuk do të heqin dorë nga ky rast. Edhe pse shqiptarët mendonin se ministria e bujqësisë që u premtoi për personelin e Pacollit që të përmbushte orekset e tyre, nuk do të ishte aq e thjeshtë”.

“Kërkesë reale do të jetë formimi urgjent i Asociacionit të komunave serbe, mbrojtja e pronës serbe në mbarë Kosovën dhe jo vetëm në veri, privatizimi i drejtë i ndërmarrjeve, si dhe garantimi i kthimit të sigurt të popullsisë”, tha ky burim për Blic-in, serb, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit