3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Blic”-i serb: Pacolli harxhoi miliona euro për të lobuar lirimin e Haradinajt

Më të lexuarat

Gazeta më e madhe në Serbi Blic, thekson se shqiptari më i pasur. Behgjet Pacolli po shpenzon shumë para nga asetet e tij për të lobuar mbi lirimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Blic i referohet një bisede telefonike të një gazetari të saj me Pacollin, i cili ka thënë se nuk do të kurseja fare nga pasuria ime për të ndikuar që Ramush Haradinaj të kthehet në liri.

“Ish-President i i Kosovës ka paguar grupe të mëdha lobiste në Francë, që do të ndikojnë tek politikanët e këtij vendi në mënyrë që akuzat e Serbisë të mos merren parasysh”, thekson Blic

Pacolli ka reaguar disa herë dhe ka bërë të ditur se do të mbështesë familjen e tij, si dhe ka takuar kreun e Kuvendit shqiptar, Ilir Meta, ku së bashku kanë koordinuar aksionin e lobimit.

Sipas të gjitha gjasave Haradinaj dhe Pacolli do të jenë aleatë në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit