3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Bleve iPhone 7? Je i pushuar nga puna

Më të lexuarat

Shumë njerëz mezi presin që të blejnë një iPhone 7.

Por punonjësit e një kompanie në Kinë rrezikojnë të pushohen nga puna nëse e bëjnë diçka të tillë.

Punonjësit e kompanisë së produkteve mjekësore Nanyang Yongkang janë paralajmëruar që të mos blejnë celularë iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

“Nëse e thyeni rregullin, hajdeni direkt në zyrë me kërkesën për dorëheqje,” thuhet në njoftim.

Njoftimi vjen në kohën kur Kina përkujtoi 85-vjetorin e pushtimit japonez të Kinës verilindore.

“Kjo është një ditë historike. Mos harroni poshtërimin kombëtar, ndaj bojkotoni produktet e huaja,” thekson njoftimi.

Komentuesit në rrjetet sociale thonë se duket një njoftim i pakuptimtë, pasi Apple i prodhon celularët në Kinë.

Disa thonë se kompania po dhunon të drejtat e punëtorëve.

Duket se shembullin e kësaj kompanie po e ndjekin edhe të tjera firma.

apple2

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit