Forcat e Armatosura të Bjellorusisë do të vendosin forca speciale në kufirin e Ukrainës sepse “Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë të rrisin praninë e tyre ushtarake në kufijtë shtetërorë”, sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Viktor Gulevich.
“Për të garantuar sigurinë e Republikës së Bjellorusisë në drejtimin jugor, forcat e njësive të forcave të operacioneve speciale janë dislokuar në tre drejtime taktike”, thuhet në një deklaratë të martën, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.
Ai tha se ukrainasit kishin krijuar një forcë prej 20,000 vetash afër kufirit të Bjellorusisë, e cila “kërkon një përgjigje nga ne”.
Më herët, ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin, tha se vendi ka filluar fazën e dytë të inspektimit të forcave të reagimit të ushtrisë së tij. /Telegrafi/