14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Biznesmeni kosovar mban premtimin, punëtorëve ua jep pagën e 14-të

Më të lexuarat

Pronari i fabrikës “Meka”, Burim Piraj, e cila gjendet në fshatin Plavë të Komunës së Dragashit, në një njoftim në Facebook ka njoftuar se ua ka dhënë punëtorëve që punojnë në kompaninë e tij, pagën e 14-të.

E gjithë kjo pasi sipas tij, është arritur për shkak të suksesit të kompanisë që e drejton gjatë vitit 2017.

Premtimin e dhënë biznesmeni Piraj ka filluar ta përmbushur pasi që në muajin e gjashtë të vitit 2017, punëtorët e tij, e kanë marrë pagën e shtatë dhe paga e 14-të ishte premtuar që do t’iu jepet në janar të 2018-së.

“Faleminderit o Allah që më mundësove të përjetoj këtë ditë!

Rroga e 14 u nënshkrua, I falënderoj shumë punëtorët, bashkëpunëtorët dhe në veçanti konsumatorët tanë që kanë qenë përherë pjesë e suksesit!

Qoftë paqja dhe bekimi i Zotit mbi të gjithë juve që ju përmenda më lartë dhe mbi popullin Shqiptar në tërësi!”, ka shkruar Piraj në profilin e tij në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit