4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Biznesmenët turq të interesuar të investojnë në Mitrovicë

Më të lexuarat

Një grup biznesmenësh turq të shoqëruar edhe nga ambasadorja turke në Kosovë, Songul Ozan dhe deputetja e parlamentit turk, Gylay Dalyan, kanë qëndruar në Mitrovicë ku janë takuar me kryetarin, Avni Kastrati. Pasi janë njoftuar me kushtet që ofrohen në Mitrovicë për investitorët e huaj, ata kanë shprehur vullnetin për të investuar në qytetin e minatorëve.

Kryetari Kastrati, tha se në Mitrovicë janë marrë të gjitha masat që të lehtësohen procedurat për investitorë. “Rrethanat politike kanë krijuar shumë probleme edhe në fushën ekonomike, mirëpo kohëve të fundit janë hapur shumë mundësi për investitorë”.
Ai tha se investimet në infrastrukturë dhe në ligjet që kanë të bëjnë me investitorë kanë bërë që kushtet të jenë shumë të favorshme për të gjithë ata që duan të nisin një biznes në Mitrovicë. “Shembull i mirë është regjistrimi i një kompanie italiane para disa javësh në qytetin tonë”.
Në anën tjetër, ambasadorja Ozan, ka folur për rëndësinë që ka Marrëveshja e Brukselit në mes të Kosovës dhe Serbisë që do të ndikoj në normalizimin e jetës edhe në këtë pjesë të Kosovës. “Turqia e ka mbështetur dhe do të vazhdoj mbështetjen për Kosovën edhe pas Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo.
Delegacioni turk gjatë qëndrimit në Mitrovicë i shoqëruar nga kryetari Kastrati ka vizituar disa projekte që janë realizuar me mbështetje të institucioneve apo organizatave të ndryshme nga Turqia. Kastrati ka falënderuar ambasadoren, biznesmenët dhe shtetin turk për ndihmën e vazhdueshme që ka të bëj me krijimin e kushteve më të mira për jetë në Mitrovicë. /bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit