-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bitcoin vendos rekord të ri

Më të lexuarat

Investitorët e shohin debutimin e Coinbase si një objektiv madhor pas shumë vitesh skepticizëm nga Wall Street dhe autoritetet rregullatorë.
Bitcoin u ngjit në një rekord të ri ditën e Marte prej 63 mijë dollarësh ndërsa investitorë por presin debutimin në bursë të Coinbase.

Çmimi i bitcoin u rrit me 5% në 24 orët e fundit në 63,171 dollarë sipas të dhënave të CoinMetrics përpara se të tërhiqej në 62,653 dollarë. Ether, kriptomonedha e dytë më popullor shkoi deri në 2,222 dollarë.

Coinbase pritet të dalë në bursë ditën e Mërkure lëvizje e cila mund të vlerësojë kompaninë me 100 miliardë dollarë, më shumë sesa operatorë bursash si Intercontinental Exchange.

Investitorët e shohin debutimin e Coinbase si një objektiv madhor pas shumë vitesh skepticizëm nga Wall Street dhe autoritetet rregullatorë.

Coinbase është themeluar në 2012 dhe është bursa më e madhe e kriptopmonedhave në SHBA. Të ardhurat e kompanisë shkuan deri në 1.8 miliardë dollarë ndërsa fitimet deri në 800 milionë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit