Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, thotë se (Volodymyr) Zelensky i Ukrainës dhe (Vladimir) Putin i Rusisë janë “miq të vlefshëm”, ndërsa ai “përgatit skenën” për bisedimet në Stamboll këtë mëngjes.
Ai thotë se përparimi në bisedime do të hapte rrugën për takimin e udhëheqësve – dhe se Turqia mund të jetë nikoqir i një takimi të tillë gjithashtu.
Presidenti turk shtoi gjithashtu se të dyja palët kanë “shqetësime legjitime”, por se kemi arritur në një moment kur bisedimet duhet të japin “rezultate konkrete”. /Telegrafi/