Emiri i Katarit, Sheik Temim bin Hamed Al Thani i telefonoi Presidentit Recep Tayyip Erdogan me të cilin bisedoi për marrëdhëniet dapalëshe.
Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Emirin e Katarit, Sheik Temim bin Hamed Al Thani.
Sipas informatave të marra nga burimet pranë Presidencës gjatë bisedës Al Thani vuri theksin në emocionet e kremtimit të 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Bashkimit Kombëtar dhe në trimërinë e popullit turk, i cili para një viti zmbrapsi tentativën e grusht shtetit, ndërsa u bisedua edhe në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.
Emiri i Katarit gjithashtu i shprehu keqardhje Presidentit Erdogan në lidhje me problemet e jetuara në Stamboll për shkak të të reshurave të mëdha të shiut që u jetuan dje.