Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) zhvilloi një bisedë telefonike me liderin shpirtëror të botës katolike, Papa Françesku.
Sipas informacioneve të marra nga burimet e presidencës, në bisedë u shqyrtuan ngjarjet e fundit në Jerusalem, që është i shenjtë edhe për hebrenjtë, myslimanët dhe të krishterët si dhe tensioni i përjetuar si pasojë e marrjes në objektivë të protestuesve palestinezë në Gazë.
Presidenti Erdoan bëri të ditur se shkeljet e statusit të Jerusalemit, që përbën një rëndësi për të treja fetë hyjnore, është i papranueshëm dhe shtoi se sulmet çnjerëzore ndaj palestinezëve dhe humbjet e jetëve në sulmet izraelite janë të turpshme.
Ai theksoi gjithashtu se Turqia, si kryesuese e radhës do të mbledhë Organizatën e Bashkëpunimit Islam në një Samit që do të mbahet në Stamboll më 18 maj dhe nënvizoi se ndjekja e situatës edhe nga Kombet e Bashkuara ka një rëndësi tepër të madhe.
Edhe papa Françesku u shpreh se ndjen shqetësim të madh në lidhje me ngjarjet e përjetuar dhe nënvizoi se për paqen nevojitet një zgjidhje me dy shtete, që ti dalë zot statusit të veçantë të Jerusalemit.
Ai tha se marrja në objektivë e të pafajshmëve dhe jetëve të tyre është e papranueshme dhe shtoi: “Shoqëria ndërkombëtare, për zgjidhjen e problemit, duhet të veprojë në kuadër të Kombeve të Bashkuara”.
Papa Françesku uroi Presidentin Erdoan me rastin e fillimit të muajit të begatë të ramazanit.