20.9 C
Pristina
Sunday, May 19, 2024

Interes shumë i lartë për vizitën e Presidentit Erdogan në Sarajevë

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), ditën e diel më 20 maj, do të zhvillojë një vizitë në Bosnjë-Hercegovinë.

Për Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, që këtë vit zhvillohet për herë të 6-të nga ana e Unionit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD) në kryeqytetin Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës ku i ftuar nderi është Presidenti Erdoan, ka një interesim të madh pjesëmarrjeje.

Mbushja përplot e shumë hoteleve në Sarajevë dhe vizita e mijëra njerëzve në kryeqytet ka bërë efektin e “dopingut” për ekonominë e vendit.

Presidenti Erdoan ditën e diel do të zhvillojë një vizitë punë njëditore në Bosnjë-Hercegovinë dhe do të mbajë një fjalim në asamblenë e përgjithshme.

Bëhet e ditur se pritet që rreth 15 mijë persona, nga shumë vende të Evropës me në krye Gjermaninë e Austrinë, të shkojnë në Sarajevë për të marrë pjesë në këtë asamble.

Bëhet e ditur gjithashtu se shumë hotele nuk pranojnë më rezervime pasi janë mbushur plot dhe kjo gjendje kënaq edhe zejtarët.

Shumë mysafirë që do të shkojnë me mundësitë e veta në Asamblenë e Përgjithshme, pas organizimit pritet të vizitojnë edhe qytetet e tjera me qëllime turistike.

Kjo gjendje do të japë një kontribut të rëndësishëm në promovimin e Bosnjë-Hercegovinës në Evropë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit