14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Biseda dhe falja e namazit gjatë hutbes së xhumasë

Më të lexuarat

Pyetje:
A është e lejuar të falemi dhe të flasim në mes vete në kohën e hutbes së xhumasë?

***
Përgjigje:

Nuk është e lejuar të flitet ndërmjet vete ndërsa imami mban hutben, përveç për personin që flet me imamin në raste të jashtëzakonshme. Kush flet gjatë hutbes bën mëkat, ngase Pejgamberi ﷺ ka thënë:

“Nëse i thua shokut tënd kur imami ligjëron hutben në ditën e xhuma: hesht ose mjaft, veçse e ke humbur shpërblimin e xhumasë, dhe kush e humb shpërblimin e xhumasë, nuk ka xhuma për të (nuk i pranohet xhumaja).”
(Ebu Davudi: 1051, Ahmedi: 719, Abdurrezaku: 3/223 me nr. 5416, 5420 dhe Bejhekiu: 3/220).

“Nëse në ditën e xhumasë kur imami ligjëron në hutbe i thua shokut tënd hesht, e ke humbur shpërblimin e xhumasë.” (Buhariu dhe Muslimi)

“Nëse flet në ditën e xhumasë kur imami është duke ligjëruar në hutbe, e ke prishur dhe humbur xhumanë.” (Transmeton Ibn Huzejme me sened sahih).

Falja e namazit gjatë hutbes
Nuk është e lejuar falja e namazit gjatë hutbes së xhumasë, përveç për personin që ka mbërritur në xhami gjatë hutbes, i cili i fal dy rekate të shkurtra, tehhijetul mesxhid, pas çka ulet dhe dëgjon hutben me vëmendje.

Pergjigje.net

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit