15.3 C
Pristina
Saturday, May 11, 2024

Turqi, urdhër arreste për 75 zyrtarë policorë të dyshuar për lidhje me FETO-n

Më të lexuarat

Policia turke ka nisur operacione për arrestimin e oficerëve të pezulluar dhe aktivë të policisë, të cilët dyshohen për lidhje me organizatën terroriste FETO, përgjegjëse për përpjekjen e grusht shtetit në natën e 15 korrikut 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Në 16 qytete turke janë duke u kryer operacione ndërsa policia është vënë në kërkim të 75 zyrtarëve policorë për të cilët janë lëshuar urdhër arreste për lidhje me organizatën terroriste FETO.

Urdhër arreste janë lëshuar për 67 policë të pezulluar, një të pensionuar dhe shtatë policë aktivë. Gazetari i AA-së mëson se një pjesë e policëve të dyshuar janë arrestuar dhe se bastisjet janë në vijim.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Burimi:AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit