-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Birmani, muslimanët pa të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhjet parlamentare

Më të lexuarat

Në Birmani sot mbahen zgjedhjet historike për të përcaktuar parlamentin e vendit.

Në Birmani sot mbahen zgjedhjet historike parlamentare në të cilat rreth 30 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin Parlamentin kombëtar dhe Kuvendin e krahinës dhe rajonit.

Zgjedhjet e sotme janë paralajmëruar si zgjedhje të para të lira pas sundimit disa dekadash të udhëheqjes së vendit nga ana e ushtrisë.

Në garë marrin pjesë gjithsej 91 parti politike, me më shumë se 6 mijë kandidatë.

Dhoma e ulët dhe e lartë e Parlamentit të Birmanisë numëron gjithsej 664 vende, ndërsa Asambleja provinciale dhe rajonale gjithsej 1.100 vende, të cilët zgjidhen për një mandat pesë vjeçar.

Votuesit sot do të zgjedhin 75 përqind të përbërjes parlamentare, ndërsa 25 përqind të vendeve në Parlament i zgjedhë ushtria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit