-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bin Laden shfaqet i gjallë, tmerrohet bota – Ja vendi ku po jeton

Më të lexuarat

Ish-specialisti i NSA-së që shkaktoi një tërmet botëror me zbulimet e tij, Eduard Snouden, ka bërë një tjetër deklaratë kontroverse, duke thënë se zotëron informacione të klasifikuara që vërtetojnë se Bin Ladeni është ende gjallë.

Snoudeni, i cili jeton në arrati në Rusi, pasi nxori dokumente mbi programin e përgjimeve të NSA, ka bërë edhe më parë deklarata të paprovuara për terroristin e famshëm, Osama bin Ladenin, gjatë një interviste për Moscow Times.

Sipas tij, jo vetëm që bin Ladeni është ende gjallë, por ai jeton mes luksit në Bahamas, falë pagesave të rregullta që i bën CIA. “Unë kam dokumente që tregojnë se Bin Ladeni paguhet ende nga CIA”, pretendon Eduard Snouden. “Ai vazhdon të marrë më shumë se 100 mijë dollarë në muaj, të cilat i transferohen përmes disa bizneseve dhe organizatave, drejt e në llogarinë e tij bankare në Nassau. Nuk jam i sigurt ku ndodhet tani, por në vitin 2013 ai jetonte i qetë në vilën e tij, bashkë me pesë gratë dhe fëmijët e tij”.

Snoudeni thotë se CIA ka orkestruar vdekjen e rreme të ish-udhëheqësit të al Kaedës, ndërkohë që ai në të vërtetë është transportuar bashkë me familjen në një vend të fshehtë në Bahamas.

“Për një kohë të gjatë, bin Ladeni ka qenë një prej operativëve më të efektshëm të CIA-s”, pretendon Snoudeni. “Çfarë lloj mesazhi do u dërgonin operativëve të tjerë, nëse do kishin lënë SEALS-at që ta vrisnin? Ata organizuan gjoja vdekjen e tij në bashkëpunim me shërbimin e fshehtë pakistanez, dhe Bin Ladeni thjeshtë braktisi maskën. Duke qenë se të gjithë besuan se ai vdiq, askush nuk e kërkon më, kështu që ishte shumë e lehtë që të zhdukej. Pa mjekër dhe xhaketë ushtarake, askush nuk e njeh”.

Snoudeni thotë se dokumentet që vërtetojnë se Bin Ladeni është ende gjallë do të riprodhohen në mënyrë integrale në librin e tij të ri, që pritet të dalë në shtator.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit