4.4 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Bima mizëgjuajtëse

Më të lexuarat

Shkroi: Dr. Ali Iljazi

Përveç krijesave të panumërta që krijoi Krijuesi i Plotfuqishëm ekzistojnë edhe bimë që “gjuajnë” duke u shërbye me metoda vërtet të jashtëzakonshme.

Njëra prej këtyre është bima mizëgjuajtëse e cila i ngrënë insektet që vendosen në të.

Sistemi i gjuajtjes i kësaj bime vepron në këtë mënyrë: miza e cila kërkon ushqimin në mesin e bimëve shpejtë vendoset në bimën e cila është shumë tërheqëse- mizëgjuajtësa.

Kjo bimë, ngjason në duar që mbajnë pjatën, është shumë tërheqëse ngjyra e saj kuqe, dhe që është me rëndësi, aroma e ëmbël që lëshojnë gjëndrat të renditura rreth petaleve të saj.

Miza e tërhequr nga kjo aromë e këndshme pa u luhatur fluturon dhe ateron te kjo bimë. Duke lëvizur kah burim i ushqimit, ajo patjetër prekë në shikim të parë qimet e parrezikshme të bimës. Shpejtë pas kësaj, bima menjëherë mbyllë petalet e saja.Miza ngecë e ndrydhur fuqishëm në mes dy petaleve. Bima mizëgjuajtëse atëherë fillon të tajojë lëng për “zbërthimin e indeve” e cila bën që miza të transformohet në një substancë xhelatinoze, të cilën e thithë bima.

Shpejtësia me të cilën kjo bimë e kapë mizën është e pabesueshme. Shpejtësia me të cilën ajo mbyllë petalet e saj është më e madhe se shpejtësia e mbylljes së shuplakës të cilën mund ta bëjë njeriu.

A thua si kjo bimë, e cila nuk ka muskuj as eshtra, mund ta bëjë këtë lëvizje kaq të shpejtë?

Hulumtimet shkencore treguan se brenda bimës mizëgjuajtëse ekziston një sistem elektrik i cili funksionon në këtë mënyrë: prekja e qimeve të kësaj bime, përcillet deri te receptorët nën qime. Nëse prekja mekanike është mjaft e fuqishme, këta receptor dërgojnë sinjale elektrike, si valët e ujit deri te petalet.

Këto sinjale transmetohen deri te qelizat e motorit i cili lëvizë petalet, dhe kështu përfundimisht aktivizojnë sistemin i cili rrëmben mizën.

Sistemi mekanik me të cilin kurthi mbyllet gjithashtu është konstruktuar në mënyrë të përkryer. Në brendinë e bimës pasi pranohet stimuluesi elektrik, qelizat e ndryshojnë koncentrimin e ujit në të. Atëherë qelizat në brendinë e kurthit e lëshojnë ujin nga trupi i saj. Në anën tjetër qelizat nga ana e jashtme e kurthit e pranojnë tepricën e ujit dhe rriten. Kështu kurthi mbyllet në të njëjtën mënyrë sikurse njeriu kur shtrëngon shuplakën, një muskul tkurret e tjetri relaksohet. Miza e kapur brenda bimës padyshim shumë herë prekë qimet, duke kontribuar që forca elektrike përsëri të lirohet, dhe kurthi edhe më fort mbyllet. Në ndërkohë aktivizohen gjëndrat për tretje, që ekzistojnë në kurth. Si rezultat i stimulimit këto gjëndra e mbysin insektin dhe fillojnë ta tretin. Kështu bima thithë lëngun e begatë me albuminë. Në fund të tretjes, mekanizmi i cili bëri që kurthi të mbyllet, përsëri aktivizohet dhe hapet.

Ky sistem e ka edhe një veçori kryesore interesante: për tu aktivizua kurthi, qimet duhet të preken dy herë radhazi. Prekja e parë shkakton ndryshim elektrik statik, por kurthi nuk mbyllet. Kurthi mbyllet vetëm gjatë prekjes së dytë, pasi që ndryshimi statik arrin një vlerë të caktuar dhe paraqitet zbrazja. Pra, meqë kemi të bëjmë me sistem të dyfishtë të aktivizimit, bima mizëgjuajtëse asnjëherë nuk mbyllet pa arsye.

P.sh: Kurthi nuk aktivizohet kur në të bie pika e shiut.

Të mendojmë tani këtë sistem, të jashtëzakonshëm që krijoi Krijuesi i Plotfuqishëm.

Tërë ky sistem që ekziston te kjo bimë, e ne e dimë se bimët nuk janë insektngrënëse, për ta kapur gjahun e saj dhe ta tretë në mënyrë adekuate. Mungesa vetëm e një elementi do të thoshte vdekje për këtë bimë.P.sh: nëse në brendinë e petaleve nuk do të kishte qime bima nuk do të mbyllej, sepse reaksioni asnjëherë nuk do të fillonte pa marrë parasysh që insekti do të sillej rreth dhe brenda bimës.

Nëse sistemi për mbyllje do të ekzistonte, por bima nuk do të kishte veçorinë e tajitjes së substancës për tretjen e insektit, tërë sistemi do të ishte i pavlerë. Shkurtimisht mungesa e cilit do element të sistemit do të thoshte vdekje për bimën. Kjo bimë, që nga momenti kur është krijuar, ka pasur gjithnjë karakteristikat e përmendura. Dhe me siguri as “aktet magjike të rastësishme” nuk e kanë bërë këtë bimë të jetë gjuajtës profesional.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit