22.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Er-Razi, diagnoza për linë dhe fruthin

Më të lexuarat

Shkencëtari musliman Muhamed ibn Zekerija Er-Razi ishte mjeku i parë në histori që përshkroi me hollësi simptomat e lisë dhe të fruthit në bazë të ekzaminimit klinik dhe ishte, gjithashtu, i pari që bëri dallimin midis këtyre dy sëmundjeve, duke vendosur atë që tani quhet diagnozë diferenciale.

Kjo ishte shumë e qartë në veprën e tij “Libri për linë dhe fruthin”. Një dorëshkrim i këtij libri gjendet sot në librarinë e Univerzitetit të Leidenit në Hollandë, nën numrin 761. Libri përbëhet nga 14 kapituj, ndërsa kapitulli i tretë i këtij libri konsiderohet si më i rëndësishmi dhe titullohet “Kapitulli lidhur me simptomat që tregojnë rëndimin e lisë dhe të fruthit”.

Ky libër i shkruar në arabisht fitoi një popullaritet të madh në Evropë, pasi që u përkthye disa herë në gjuhën latine dhe në gjuhë të tjera evropiane, duke përfshirë gjuhën frënge, angleze dhe gjermane.

Sipas Honkas, libri u botua në Evropë dyzet herë mes viteve 1498 dhe 1866. Mirëpo, interesi për këtë libër u shtua sidomos gjatë shekullit XVIII, në një kohë kur kishte shumë interes për vaksinim ndaj lisë./Ekuilibri/

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit