Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin i nënshtrohen rregullave të Islamit.
Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publike, të cilët kanë vendosur të agjërojnë.
Kësaj rrugë tash e disa vite i ka hyrë edhe reperi i njohur Bim Bimma.
Reperi së fundmi ka qenë i ftuar në një emision ku ka treguar se si ka vendosur të orientohet kah feja islame dhe se ai rrjedh nga një familje që e kanë kultivuar besimin Islamin.
Ai ka thënë se e ka kuptuar se Islami është rruga e drejtë dhe feja që ai duhet ndjekur, pa imponim po me vetëdëshirë.