-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bill Gates: COVID-i, jo aq i rrezikshëm, por…

Më të lexuarat

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates tha se rreziku i koronavirusit ishte ulur në mënyrë dramatike, por shtoi se një pandemi e re ishte e sigurt.

Bill Gates i tha CNBC, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se ndoshta do të jetë një pandemi e shkaktuar nga një patogjen tjetër nga familja e koronavirusit.

Megjithatë, Gates shtoi se përparimet në teknologjinë mjekësore mund të ndihmojnë botën të përballet më mirë me pandeminë e re, nëse bëhen investime në të tani.

“Ne do të kemi një pandemi të re. Herën tjetër do të jetë një patogjen i ri,” tha Bill Gates.

Ai gjithashtu vlerësoi se dy vjet pas fillimit të pandemisë së koronavirusit, ai nuk është më aq i rrezikshëm pasi popullata globale ka fituar një nivel të caktuar imuniteti, si dhe duke marrë parasysh faktin se variant i fundit – Omicron është më pak ngjitës se të mëparshmet. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit