Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 vjetorit të lirisë dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.
Gjatë vitit 1999 SHBA në krye me ish-presidentin Clinton kanë qenë akterët kryesor në vendimin për bombardimin e ish-Jugosllavisë nga Aleanca Veriatlantike NATO që atë kohë udhëhiqej nga gjenerali amerikan Wesley Clark.
Kjo është hera e katërt që Bill Clinton viziton Kosovën./KsP/