Bill Clinton, një nga ish-presidentët e Shteteve të Bashkuara, ka folur në mitingun e Kamala Harris, kundërshtares së Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 5 nëntor. Duke iu drejtuar turmës në mitingun në Miçigan, Klinton kritikoi shtypjen në Gaza duke deklaruar se ata do ta mbrojnë Izraelin përgjithmonë. Duke u përpjekur për të legjitimuar pushtimin e Izraelit të tokave palestineze, Klinton tha: “Izraeli ekzistonte shumë kohë përpara se të ekzistonte feja e tyre (palestinezëve). Këto kanë qenë toka hebreje që nga Mbreti David.” Deklaratat e Klintonit u duartrokitën nga amerikanët në terren. Për më tepër, gruaja e Bill Clinton, Hillary Clinton, ishte kundërshtarja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.