-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bild: Policia e Maqedonisë po keqtrajton refugjatët

Më të lexuarat

Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se ka ankesa sa i përket trajtimit të emigrantëve në kufirin me Maqedoninë.
Kjo gazetë citon disa organizata civile të cilat theksojnë se është shtuar keqtrajtimi i emigrantëve në vijën kufitare mes Greqisë dhe Maqedonisë.

“Duhet doemos të ketë kushte më të mira, më dinjitoze dhe më humane për qëndrimin e tyre këtu”, tha Muhamed Arif nga UNHCR.

Para disa ditëve erdhi deri te përleshja ndërmjet forcave maqedonase të sigurisë në kufi dhe një pjesë të refugjatëve që depërtuan rrethojën për të hyrë në vend.

Për nesër është paralajmëruar vizita e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës për migrim dhe refugjatë Thomas Bocek i cili në ditët në vijim do të inspektojë gjendjen në kampet e refugjatëve në Greqi dhe në Maqedoni.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit