-2.4 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Bild: “Parajsa” e fshehur e Putinit në kufirin me NATO-n

Më të lexuarat

Pamje e një rezidence që lidhet me presidentin rus

Kur Vladimir Putin dëshiron të pushojë, ai zgjedh një kompleks në kufirin e NATO-s.

Pamjet e reja me dron zbulojnë për herë të parë pronën e fshehtë luksoze të të fortit të Kremlinit, e vendosur 30 km nga kufiri finlandez në liqenin idilik Ladoga.

Parajsa e Putinit është në një vend idilik, në një zonë të pyllëzuar në Gjirin Marialakhti të Karelias në Rusinë veriperëndimore, që kufizohet me vendin skandinav, shkruan gazeta gjermane Bild, duke cituar informacione nga një prej armiqve të tij më të njohur.

Prona e Putinit ka, ndër të tjera, dy platforma helikopterësh dhe një ujëvarë private, siç zbulohet nga agjencia e drejtuar nga armiku i tij rus, oligarku i mërguar Mikhail Khodorkovsky.

Është agjencia e hetimit “Dossier Center”, e cila ka postuar edhe një video në YouTube ku shihet pallati i fshehur i presidentit rus që ndodhet në kufirin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Kompleksi i Putinit përmban, ndër të tjera, “tre rezidenca të stilit modern, dy platforma helikopterësh, disa kalata jahtesh, një fermë troftash, një fermë lopësh, si dhe një ujëvarë private”.

Pallati sekret i Putinit mbrohet nga gardhe, të cilat monitorohen nga sensorë elektronikë nën syrin vigjilent të njësive speciale të sigurisë.

Shenjat në tokë që janë të dukshme tregojnë se është i blinduar me sisteme të avancuara të mbrojtjes ajrore.

Sipas raportit të agjencisë ruse, duke cituar dëshmi të banorëve vendas, Vladimir Putin viziton një herë në vit vilën e tij të deritanishme sekrete në kufirin e NATO-s, pasi fillimisht shkon në manastirin e afërt “Balaam”.

Puna për ndërtimin e pronës luksoze të presidentit rus filloi rreth 10 vjet më parë dhe paratë e shpenzuara erdhën nga asetet e tij që i përkisnin kompanive të menaxhuara nga financuesi i tij, Yuri Kovalcha, komenton Business Insider. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit