Shteti sionist publikon për herë të parë shifrat e humbjeve të veta aty ku kryen mizori me burracakëri e dështuar në burrni
Ushtria izraelite publikoi numrin e parë zyrtar të vdekjeve që nga fillimi i luftës më 7 tetor 2023, duke njoftuar se 891 oficerë dhe ushtarë ishin vrarë, raporton Yedioth Ahronoth i Izraelit.
Ky është numri më i lartë i ushtarëve të vrarë që nga Lufta e Yom Kipurit në 1973. Gjatë 10 viteve para luftës aktuale, gjithsej 152 ushtarë izraelitë u vranë, përfshirë gjatë Operacionit Protective Edge në verën e vitit 2014, tha ai.
Radio e Ushtrisë Okupuese njoftoi po ashtu se 28 ushtarë izraelitë kishin kryer vetëvrasje që nga fillimi i luftës më 7 tetor, duke përfshirë 16 rezervistë, numri më i lartë në 13 vjet.
Në mesin e marsit, ushtria izraelite pranoi se po përballej me krizën e saj më të keqe të shëndetit mendor që nga viti 1973, në mes të një lufte midis fraksioneve të rezistencës palestineze në Rripin e Gazës dhe ushtrisë okupuese që nga Intifada e Al-Aqsa. /tesheshi.com/