1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Bilall Kasami: “Monstrat politke” Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti s’e kanë gjatë!

Më të lexuarat

“Sot janë mbushur 4 vite nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovë të Shkupit, ku u vranë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas. Kjo ngjarje e rëndë do të mbahet mend edhe për monstruozitetin e qeverisë Gruevski – Ahmeti e cila arrestoi dhjetëra burra dhe gra me dyshimet se ishin pjesë e realizimit të vrasjes, pa pasur asnjë provë të vetme, vetëm ngaqë ishin shqiptar!
Sot, 4 vite më pas, pos që bashkëndjejmë me dhembjen e familjarëve të cilët kanë humbur të afërmit dhe me ata që u përbuzën nga forcat policore, ripërsërisim se Maqedonia kurrë më nuk do të jetë vend ku politika do të “ndajë” drejtësinë. “Monstrat politke” Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti nuk e kanë të gjatë. Drejtësia për ta do të vjen nga populli!”, ka shkruar lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në FB.

bilall kasami1

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit