0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bilall Kasami: Me fjalën BESA maqedonasit kanë nisur ta mësojnë gjuhën shqipe!

Më të lexuarat

Almakos ka kontaktuar zyrën për media në Lëvizjen BESA që të shpjegojë qëndrimet e kryetarit, Bilall Kasami lidhur me deklarimet e tij te fundit se edhe bashkëqytetarët maqedonas do të fillojnë ta mësojnë gjuhën shqipe me fjalën BESA që është e papërkthyeshme në maqedonisht.

“Që tani Lëvizja BESA i ka detyruar maqedonasit ta mësojnë gjuhën shqipe, duke e përdorur emërtimin BESA. Pra, ne jemi të papërkthyeshëm dhe ose na kupton e na emërton shqip, ose nuk mundesh ndryshe. Ne do vazhdojmë tutje që t’u dëshmojmë maqedonasve se nëse Maqedonia nuk do të flet shqip, atëherë shqiptarët nuk do kenë asnjë arsyet që të flasin maqedonisht dhe se ata nuk duhet ta mësojnë gjuhën e bashkëqytetarëve maqedonas duke shkelur mbi gjuhën e tyre amtare. Shkurt e shqip: ne nuk jemi “DUI” që lejon që edhe tek shqiptarët të imponohet emri i saj i përkthyer në maqedonisht. Ne duam Maqedoni ku nuk do ketë nevojë për përkthyes, por ku ai që ka nevojë të bashkëjetojë me ty duhet ta mësoj gjuhën tende. Nëse nuk arrihet kjo atëherë ne nuk kemi nevojë të kontribuojmë në një shtet që nuk ta kupton e nuk ta përfill gjuhën amtare”, kështu deklaron kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami për portalin Almakos, i pyetur lidhur me zyrtarizimit të gjuhës shqipe në Maqedoni.
“Ajo që mendojmë se është urgjente dhe e domosdoshme është injeksioni financiar që i duhet këtij shteti. Ne doemos duhet të bëjmë çmos që në kohën më të shkurtër të mundshme të sjellim investime, të hapim vende pune dhe të bëjmë çmos që t’i rrisim rrogat në këtë vend. Kjo është e nevojshme për gjithë shtetin, aq më tepër për shqiptarët, të cilët për shkaqe ekonomike po i braktisin vendin çdo ditë e më tepër”, shprehet kryetari i lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit