3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

BIK’u distancohet nga Ikballe Huduti: Ajo është shiite

Më të lexuarat

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin duke thënë se Igballe Berisha-Huduti, e njohur kohëve të fundit për qëndrimet e saj pro-iraniane lidhur me vrasjen e gjeneralit Soleiman, nuk ka qenë asnjëherë pjesë e BIK’ut. Gjithashtu BIK’u thotë se ajo është shiite, droktinë kjo e panjohur për ta.

Andaj sipas BIK’ut, deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësine Islame të Kosovës.

Tutje, BIK’u thotë nuk ajo është shiite dhe predikon një doktrinë të panjohur nga ta më parë.

“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se znj. Igballe Berisha- Huduti, asnjëherë nuk ka qenë punëtore e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe rrjedhimisht deklaratat, qëndrimet, opinionet dhe predikimet e saj nuk kanë asgjë të përbashkët me Bashkësinë Islame të Kosovës dhe as me interpretimin dhe mësimet tradicionalet të fesë islame të aplikuara ndër ne me shekuj. Për më tepër, siç dihet tashmë, personi në fjalë ka predikuar doktrinën shiite e panjohur ndër ne më parë”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit