BIK publikon vaktinë e Ramazanit Muaji i shenjtë i Ramazanit do të fillojë më 24 prill. Në kalendarin mysliman bëhet e ditur se dita e parë e Ramazanit do t’i bie ditën e premte dhe se syfyri do të jetë në orën 03:50. Besimtarët myslimanë do të agjërojnë deri më datën 23 maj, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është më 24 maj. Agjërimi është njëra prej pesë shtyllave kryesore të fesë Islame. Në këtë muaj besimtarët shtojnë lutjet e ibadetet, rrisin ndjesinë e përkushtimit ndaj Krijuesit, ndaj shoqërisë e familjes, dhe po ashtu rrisin ndjesinë e solidaritetit, ndihmës e bamirësisë.