BIK njofton: Në Arafat janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e besimtarëve
Besimtarët nga Kosova dhe e gjithë bota të martën do të qëndrojnë në kodrën e Arafatit për ta kryer njërin nga kushtet themelore të haxhit, ndërkohë në Arafat janë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e besimtarëve.
Kryeimami i Bashkësisë Islamë të Kosovës, Vedat Sahiti i shoqëruar nga zv. Kryeimami Fatmir Iljazi kanë parë nga afër përgatitjet e fundit në tendat në të cilat do të akomodohen besimtarët nga Kosova.
Kryeimami njofton se kushtet janë të mira dhe përgatitjet janë bërë me kohë.