Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, sikurse edhe viteve të kaluara edhe këtë vit organizon tubimin e zekatit dhe sadakatul-fitrit.Tubimi i tyre bëhet në zyrat e këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës, në secilën xhami të Kosovës dhe në adresën bankare:Banka: NLB-PrishtinaAccount no. & IBAN: XK05 1700200100103672SWIFT Code (BIC): NLPRXKPRAdresa: St. Ukshin Hoti 124,10000 Prishtinë, Republic of KosovoOse përmes PayPal:PayPal.me/BIKFITRAÇmimi i sadakatul-fitrit për këtë vit është 3, 5 dhe 10 euro.Po ashtu, Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, duke u mbështetur në mësimet e shkollës juridike hanefite dhe në praktikën e aplikuar në vendin tonë, ka marrë vendim që, sasia e nisabit për obligueshmërinë e dhënies së zekatit, të llogaritet në bazë të çmimit aktual të arit në bursën ndërkombëtare dhe në bazë të çmimit të tij në vendin tonë. Prandaj, sasia e nisabit për territorin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 është 5300 euro.Gjithashtu, i njoftojmë të gjithë të interesuarit se fidja (fidjetu taamul miskin) për sivjet është jo më pak se 3 euro.Më shumë rreth përllogaritjes së Zekatit …