14.7 C
Pristina
Friday, October 18, 2024

Big Comerce një përvojë nga e cila duhet mësuar se nuk ka fitim pa punë!

Më të lexuarat

Me çdo ditë të kaluar po zvogëlohen shanset që ata të cilët kanë investuar në Big Comerce do të mund t’i kthejnë paratë e investuara. Shpresa e atyre që janë “djegur” ende nuk është shuar, por gjasat reale janë gjithnjë e më të vogla.
Vetë të dhënat statistikore tregojnë se përdoruesit më të numërt të kësaj skeme janë nga vende të përfshirë në krizë ekonomike, si qytetarë nga Maqedonia e Veriut, Turqia dhe Palestina. Domethënë që nga starti i saj, skema ka pasur qëllim manipulimin, kurse “kurban” më i lehtë për manipulim seqytetarët në vendet të përfshira nga kriza, nuk mund të gjesh askund.

 

Gjithçka filloi para disa muajve, kur shumë qytetarë u mashtruan nga platforma BigCommerce+, ku investuan shuma të mëdha me shpresë se për disa ditë investimet do t’i dyfishojnë, e më pas do t’i rrisin edhe më shumë. Dikush shiti arën, dikush shtëpinë, dikush veturën, e dikush edhe banesën. Të gjithë ata rrezikuan me shpresë se për shum shpejtë kohë do të fitojnë aq shumë sa që do të blejnë ndonjë arë më pjellore dhë në vend më të mirë, ndonjë shtëpi më të madhe, veturë më të shpejtë, ose banesë më luksoze.


Gëzimi nga fitimi i lehtë zgjati pak. Para disa ditësh kjo skemë piramidale u shemb si kulla prej rëre, e shumë qytetarëve nuk po u jep fitimin e tyre. Shuma e parave mbeti vetëm nominale si shifra, por realisht nuk mund të posedohet. Gjeneratat e reja nuk kishin dëgjuar për vitin 1997 kur mashtrimi me skemat piramidale destabilizuan Shqipërinë deri në atë masë saqë u soll në pikëpyetje edhe ekzistenca e shtetit. As nuk donin të dëgjonin, nëse dikush më i moshuar do tua përmendte këtë shembull, sepse ishin kapluar nga euforia e fitimit të shpejtë dhe të lehtë.


Në shumë raste ndodhi efekti i kundërt, në vend se t’i bindin të rinjtë, euforia përfshiu edhe shumë të moshuar, që u thonin të rinjve se nuk është mirë të ivestojnë në skema piramidale, sepse edhe ata vetë vendosën ta provojnë fatin. Dita ditës, më shumë shokë, familjarë, të njohur, e të panjohur po e pranojnë se kanë investuar në BigComerc. Deri tani nuk tregonin, por tash po e pranojnë që kanë gabuar.
Mirëpo ekspertët thonë se gabimi mund të thellohet edhe më tepër, nëse nuk bëni kujdes. Mund të ndodhë fenomeni që ndodh zakonisht me ata që provojnë fatin në bastore. Në fillim fitojnë, pastaj investojnë më shumë, kurse fundosja e plotë ndodh kur fillojnë të luajnë për t’u “nxjerrë”.


E njëjta mundësi, por e rrejshme, për t’u “nxjerrë” ekziston edhe te Big Comerce. Ka mundësi që të shfaqet një ofertë, që nëse i futni plus 10 për qind, atëherë do të mund t’i mirni të gjitha paratë që u janë ngatërruar në BigComerc. Mos e bëni këtë gabim, nëse kërkohet diçka e tillë, sepse vetëm do të humbni edhe më tepër.
Shpresojme se të gjithë ata që kanë investuar, do ti kthejnë të hollat, por koha do të tregojë më së miri, shashtë Zoti të ndodhë kjo.


Mirëpo në të ardhmen duhet të jeni të kujdesshëm, sepse zona e kriptovalutave dhe fitimit online është një zonë e rreikshme, pasi ende nuk është e rregulluar me ligj. Shteti mund të bllokoj një IP adresë prej ku bëhet mashtrimi, por kjo nuk do të mund të ndal mashtrimin, sepse mashtruesit mund të hapin IP adresa tjera. Duhet pasur parasysh se nuk ia vlen të shitet ara, shtëpia, vetura ose banesa për të fituar para duke ndejtur. Fat të tillë mund të kenë një në një milion, e jo secili. E për fitim të sigurt, nevojitet punë dhe djersë, asgjë tjetër. /Zhurnal

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit