5.6 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

BIG BROTHER “VIP” KOSOVA – Nga Adnan Simnica

Më të lexuarat

Nëse familja është e shëndoshë, atëherë e tërë shoqëria është e shëndoshë. Ndërsa, nëse ajo shkon drejt shkatërrimit, atëherë edhe shoqëria shkon drejt shkatërrimit.
Analizuar nga këndvështrimi familjar, kombëtar dhe islam, emisionet dhe programet e ndryshme që emitohen në shumë televizione tona përmbajnë shthurje dhe degjenerim, të cilat targetojnë prishjen e familjes së shëndoshë njerëzore, shqiptare dhe islame.
I tillë konsiderohet edhe spektakli BIG BROTHER “VIP” KOSOVA, i cili në emër të kulturës, civilizimit dhe kinse njerëzve “VIP”, servon degjenerim të paskrupullt, shthurje morale dhe prishje të rendit familjar e njerëzor, si dhe promovon antivlerat që bien ndesh me vlerat tona.
Spektaklet e tilla nuk përfaqësojnë jetën tonë reale, por tentojnë ta bëjnë atë të tillë, sepse VIP nuk janë ato e as njerëzit që pretendojnë falco këtë epitet, por VIP të vërtetë janë njerëzit që kultivojnë vlerat familjare, arsimore, edukative etj. Me një fjalë, ata që mbrojnë dhe frymëzojnë kauzën familjare, kombëtare e fetare.
Zoti i Madhëruar dëshmoi:
“Ata që dëshirojnë të përhapet imoraliteti (dukuritë negative) ndër besimtarët, i pret një dënim i dhembshëm në këtë botë dhe në tjetrën”
(Kuran, En Nur: 19)
#STOPPRISHJESSËFAMILJES

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit