1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Bien rezervat e naftës bruto në SHBA

Më të lexuarat

Rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me 900 mijë fuçi javën e kaluar krahasuar me javën paraprake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Administrata e Informacionit të Energjisë e SHBA-së (EIA) njoftoi se rezervat komerciale të naftës së papërpunuar në vend ranë me 900 mijë fuçi (0.2 për qind) javën e kaluar afërsisht në 501 milionë e 800 mijë fuçi.

Pritja e tregut ishte që rezervat do të rriteshin me afërsisht 400 mijë fuçi.

Rezervat strategjike të naftës bruto, të cilat nuk janë përfshirë në rezervat komerciale të naftës së papërpunuar, mbetën të qëndrueshme në nivelin e 637 milionë e 800 mijë fuçi.

Në periudhën e përmendur, rezervat e benzinës në SHBA u ulën me 1.7 milionë fuçi në 230 milionë e 500 mijë fuçi.

Prodhimi i naftës u rrit

Importet e naftës bruto në SHBA u rritën me një mesatare prej 523 mijë fuçi në ditë krahasuar me javën e kaluar dhe arriti 6 milionë e 145 mijë fuçi, kurse eksportet e naftës u rritën me një mesatare prej 693 mijë fuçi në ditë në 3 milionë e 174 mijë fuçi.

Prodhimi ditor i naftës bruto të vendit u rrit me 90 mijë fuçi mes 20-26 mars afërsisht në 11 milionë e 545 mijë fuçi.

Sipas Raportit Afatshkurtër të Energjisë të EIA-s mars 2021, prodhimi mesatar ditor i naftës bruto në SHBA pritet të jetë 11 milionë e 100 mijë fuçi këtë vit dhe 12 milionë fuçi vitin e ardhshëm.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit