5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

Më të lexuarat

Me moton, “Serbia kundër dhunës”, dhjetëra mijëra qytetarë serbë dje kanë protestuar në Beograd, duke kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit, Aleksandar Vuçiq.

Florian Biber, drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore në Universitetin e Grazit, tha se Vuçiq po tregohet i paaftë ndaj protestës dhe kjo bëri që ajo të jetë më masive.

Megjithatë, ai mendon se për të hequr vëmendjen nga protestat, lideri serb po e përdor çështjen e Kosovës.

“Për më tepër, ato shërbyen si një mënyrë për të larguar vëmendjen dhe vrullin nga protestat antiqeveritare. Ai po e përdor çështjen e Kosovës si një mënyrë perfekte për të larguar vëmendjen nga sfidat e brendshme. Mbetet vetëm një nga lepujt që mund ta nxjerrë nga kapela kur ka nevojë”, pohoi ai.

Për Vuçiqin, tensionet në Kosovë shërbejnë për qëllime të shumëfishta, shkruan Foreign Policy.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit