3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Bie nataliteti në Maqedoni

Më të lexuarat

Në kuartalin e tretë të këtij viti në Maqedoni janë evidentuar 6.285 fëmijë të lindur, që është më pak për 3.2 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të shpallura të Entit shtetëror për Statisktik, numri i personave të vdekur në kuartalin e tretë të vitit 2013 shënon rritje prej 0,1 për qind dhe arrin 4.599, ndërsa 50 prej tyre janë foshnja.

Shtimi natyror arrin 1.686 persona, përkatësisht për aq është më i madh numri i fëmijëve të lindur nga numri personave të vdekur.

Në tre mujorin e tretë të vitit janë bërë 4.358 lidhje martesore, që është 3,3 për qind më pak nga periudha e njëjtë e vitit 2012.

Maqedonia shënon një trend të theksuar të uljes së natalitetit si pasojë e kushteve të rënda ekonomike, theksojnë ekspertët e demografisë. (INA)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit