10.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Papa: Futbolli ka më shumë fansa se Kisha Katolike

Më të lexuarat

Papa Françesku i ka thënë kreut të FIFA-s, Sepp Blatter, se futbolli ka më shumë fansa se kisha.

Blatter deklaroi se Papa i bëri këto komente gjatë një audience private të rezervuar për numrin një të futbollit botëror, raporton agjencia e lajmeve DPA.
Duke folur në klubin e shtypit në Romë, Blatter tha se Papa ishte impresionuar kur kishte dëgjuar se komunitetit botëror i futbollit, përfshirë “pjesëtarët aktivë” dhe familjet e tyre, arrin në 1.2 miliard njerëz.
“Mos u bëj modest”, më tha Papa, “unë nuk kam më shumë se një miliard”, është shprehur Blatter, transmeton Rel.
Papa me origjinë nga Argjentina njihet si një fans i futbollit dhe ka folur shpesh për klubin e tij të preferuar, San Lorenzo de Almagro, në Buenos Aires.
Ai ka takuar disa futbollistë të njohur, që nga zgjedhja në krye të Kishës Katolike, në muajin mars.
“Ne folëm në të njëjtën gjuhë, atë të futbollit”, ka thënë Blatter./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit