10.4 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Bie besimi ndaj Thaçit, rritet ndaj Haradinajt e Veselit

Më të lexuarat

Ka shënuar ngritje kënaqshmëria e qytetarëve për punën e kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrin, ndërsa ka shënuar rënie të lehtë kënaqshmëria për punën e presidentit.

Kështu është thënë sot gjatë lansimit të raportit “Pulsi Publik- XV”, të publikuar nga UNDP.Menaxheri i projektit “Pulsi Publik”, Arben Qirezi tha se kënaqshmëria për punën e presidentit nga 39.1 për qind sa ka qenë në sondazhin e muajit maj 2018, ka rënë në 38.4 për qind në nëntor të vitit 2018, ndërsa kënaqshmëria me punën e kryeministrit sa ka qenë 33.2 për qind është rritur në 35.1 për qind, puna e kënaqshmërisë për punën e kryetarit të kuvendit, është rritur nga 31.5 në 36.3 për qind.

Qirezi ka thënë se kënaqshmëria me punën e gjyqësorit është rritur nga 31.2 në 37.8 për qind.“Kënaqshmëria me punën e kryetarit të Kuvendit është rritur me 4.8 për qind, me punën e Kuvendit me 3.2 për qind, me punën e kryeministrit me 1.9 për qind dhe me punën e ekzekutivit, pra të Qeverisë së Kosovës me 1.3 për qind. Një rënie shumë të lehtë ka pasur kënaqshmëria me punën e presidentit të Kosovës diku 0.7për qind”, tha Qirezi.Ai ka thënë se tri problemet kryesore me të cilat përballen qytetarët janë papunësia, korrupsioni dhe varfëria. Ndërsa, sipas tij, Dogana, KEDS-i dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit janë institucionet më të korruptuara duke iu referuar sondazhit “Pulsit publik”.

“Në nëntor të vitit 2018 qytetarët e Kosovës kanë thënë se tri problemet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova është papunësia me 29.4 për qind, korrupsioni me 13.4 për qind dhe varfëria me 8.6 për qind, menjëherë pasohen me krimin e organizuar, me shërbimet shëndetësore si dhe me arsimimin. Për sa I përket meritokracisë në punësim në sektorin publik vetëm 31.2 për qind të qytetarëve mendojnë se punësimi në sektorin publik bëhet në bazë të meritave, kurse një shumicë dërmuese prej 68. 8 për qind mendojnë se punësimi në sektorin publik nuk bëhet në bazë të meritave, por në bazë të lidhjeve partiake. Tri institucionet me nivelin më të lartë të korrupsionit sipas perceptimeve të qytetarëve na del të jetë Dogana me 31.4 për qind, KEDS-i me 31.3 për qind dhe Agjencioni i Privatizimit me 29.8 për qind dhe pasojnë organizatat e tjera”, tha ai.Sipas Qirezit, gatishmëria e qytetarëve për t’u bashkëngjitur protestave për arsye politike, ka shënuar ngritje nga 37.8 për qind në 39.5. Ai ka shtuar se gatishmëria më e ulët për t’iu bashkëngjitur protestave ka qenë në prill të vitit 2016, ku vetëm 25.5 për qind kanë qenë të gatshëm për protesta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit