1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Bie aktiviteti i fabrikave në Kinë. Inflacioni ngadalëson rritjen ekonomike, rriten shqetësimet

Më të lexuarat

Aktiviteti i fabrikave në Kinë u tkurr më shumë se sa pritej në tetor duke vazhduar trendin për një muaj të dytë, i dëmtuar nga çmimet e vazhdueshme të larta të lëndëve të para dhe kërkesa e brendshme më e ulët, duke rritur shqetësimet ekonomike në tremujorin e fundit të 2021.

Sektori i përhapur i prodhimit të Kinës është ngadalësuar vazhdimisht këtë vit, me prodhimin në shtator që u rrit me ritmin më të dobët që nga marsi 2020 për shkak të kufizimeve mjedisore, racionimit të energjisë dhe çmimeve më të larta të lëndëve të para.

“Rreth një e treta e kompanive të anketuara renditën kërkesën e pamjaftueshme si vështirësinë e tyre më të madhe, duke treguar se kërkesa e ulët kishte kufizuar prodhimin e tyre,” tha Zhang Liqun, një analist në Qendrën e Informacionit të Logjistikës në Kinë.

Më shqetësuese është se një nën-indeks për çmimet e prodhimit u rrit në 61.1, më i larti që nga viti 2016 kur byroja e statistikave filloi publikimin e treguesit, duke sugjeruar rritje të presioneve inflacioniste ndërkohë që rritja më e gjerë ekonomike ngadalësohet.

“Indeksi i çmimeve të prodhimit u rrit në nivelin më të lartë që kur u publikua në 2016. Këto sinjale konfirmojnë se ekonomia e Kinës ka të ngjarë të kalojë tashmë në stanjacion.”

Reuters

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit