8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Biden thotë se ideologjia e Trumpit kërcënon demokracinë amerikane

Më të lexuarat

Mbështetësit e agjendës së Donald Trump, “Make America Great Again” (Maga) janë një kërcënim për demokracinë, tha presidenti amerikan, Joe Biden.

“Forcat Maga janë të vendosura ta kthejnë këtë vend prapa”, tha ai në një fjalim në Pensilvani.

Fjalimet e duelit vijnë dy muaj përpara zgjedhjeve afatmesme, të cilat do të vendosin balancën e pushtetit në Uashington, raporton bbc.

Presidenti demokrat mbajti fjalimin në Filadelfia, ku u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së SHBA-së. Ai zgjodhi temën e fushatës së tij 2020 për rikthimin e “shpirtit të Amerikës

Ai tha se nuk po dënonte të gjithë 74 milionë amerikanët që votuan për Trumpin dy vjet më parë. “Jo çdo republikan, madje as shumica e republikanëve, nuk janë republikanë Maga”, tha ai.

“Por nuk ka dyshim”, vazhdoi Biden, “që partia republikane sot është e dominuar, e drejtuar dhe e frikësuar nga Donald Trump dhe republikanët Maga, dhe ky është një kërcënim për këtë vend”.

Presidenti, i cili erdhi në detyrë duke u zotuar për të bashkuar vendin, së fundmi ka shtuar retorikën kundër mbështetësve të Trumpit.

Javën e kaluar Biden barazoi atë që ai i quajti republikanët “ekstrem” me “gjysmë-fashizëm”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit