1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Biden: Shtetet e Bashkuara do të rrisin prezencën ushtarake në Evropë

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden, ka bërë të ditur se Shtetet e Bashkuara do të rrisin prezencën ushtarake në Evropë, bazuar në kërcënimet që po vijnë nga Rusia.

Ai konfirmoi se Shtetet e Bashkuara do të rrisin numrin e luftanijeve në Spanjë nga katër sa ishin në gjashtë, duke theksuar se dy skuadrilja të aeroplanëve F-35 do të dërgohen në Britani, për ta mbështetur ushtrinë amerikane edhe në Poloni, transmeton Telegrafi.

Ky rotacion brigadash do të ndodh edhe në Rumani si dhe do të rritet mbrojtja ajrore dhe kapacitetet tjera në Gjermani e Itali.

Ai u zotua se do të sigurohet që NATO është e gatshme ndaj çfarëdo kërcënimi që vjen nga të gjitha anët – qoftë toka, ajri apo deti.

“Putin ka shkatërruar paqen në Evropë”, tha ndër tjera presidenti amerikan. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit