1.4 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Biden për rezistencën ukrainase ndaj agresionit rus: Nëse nuk u qëndroni përballë diktatorëve, ata do të shtohen

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka vizituar një fabrikë në Alabama, ku prodhuesi i armëve “Lockheed Martin” prodhon raketa antitank Javelin, të cilat janë ndër armët kryesore që amerikanët po iu dërgojnë ukrainasve, ndërsa ajo përpiqet të zbusë pushtimin rus.

Ai filloi duke lavdëruar “ritmin e shpejtë” të pajisjeve ushtarake dhe ndihmës amerikane për Ukrainën që kur Rusia filloi agresionin më 24 shkurt.

“Ne jemi siguruar që të mos ketë ndërprerje në rrjedhën e pajisjeve në Ukrainë”, tha Biden.

“Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më shumë se dy muaj më parë, ne kemi dërguar më shumë se tre miliardë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë, vetëm ne, duke mos llogaritur aleatët tanë. Dhe ato para janë një investim i drejtpërdrejtë për të mbrojtur lirinë dhe vetë demokracinë”, vazhdoi ai.

Biden më pas shtoi “sepse nëse nuk u bëni ballë diktatorëve, historia na ka treguar, ata vazhdojnë të vijnë, vazhdojnë të vijnë. Oreksi i tyre për pushtet vazhdon të rritet”.

Ai më pas lavdëroi punëtorët e fabrikës, duke thënë se duhet të ndihen krenarë sepse çdo raketë e prodhuar prej tyre po përdoret nga ushtria ukrainase për të ndalur përparimin rus.

Ndryshe, Biden po i bën presion Kongresit Amerikan që të miratojë projektligjin e ri të shpenzimeve që parashikon 33 miliardë dollarë më shumë në ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit