1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Biden nxiton tërheqjen nga Afganistanit para 14 shtatorit: Shpejtësia është siguri!

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të enjten se misioni ushtarak amerikan në Afganistan do të përfundonte më 31 gusht, duke thënë “shpejtësia është siguri”, pasi SHBA i jep fund një lufte gati 20-vjeçare.

“Ne nuk kemi ardhur në Afganistan për të ndërtuar një komb. Udhëheqësit afganë duhet të bashkohen dhe të veprojnë drejt së ardhmes,” tha Biden në një fjalim, raportoi AP.

Biden gjithashtu justifikoi vendimet e tij për t’i dhënë fund operacioneve ushtarake amerikane, edhe pse talibanët përparuan në pjesë të mëdha të vendit.

Përpjekja për të sqaruar më tej mendimin e tij për Afganistanin vjen në një kohë kur zyrtarët në administratën e tij janë përpjekur vazhdimisht të justifikojnë përfundimin e konfliktit me një vendim që Biden morri pasi arriti në përfundimin se ishte një “luftë që nuk mund të fitohet” dhe se “nuk ka asnjë zgjidhje ushtarake ”.

“Sa mijëra vajza dhe djem të tjerë amerikanë jeni të gatshëm të rrezikohen? Unë nuk do të dërgoj një brez tjetër amerikanësh në Afganistan pa ndonjë pritje të arsyeshme të një rezultati tjetër,” u tha Biden atyre që bën thirrje për një zgjatje të operacionit ushtarak amerikan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit