-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Biden në takimin me Erdoğan-in shprehu dëshirën për vazhdimin e marrëdhënieve konstruktive me Turqinë”

Më të lexuarat

Biden në takimin me Erdoğan-in shprehu dëshirën për vazhdimin e marrëdhënieve konstruktive, zgjerimin e fushave të bashkëpunimit dhe menaxhimin efektiv të mosmarrëveshjeve me Turqinë

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden në takimin me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu dëshirën për vazhdimin e marrëdhënieve konstruktive, zgjerimin e fushave të bashkëpunimit dhe menaxhimin efektiv të mosmarrëveshjeve me Turqinë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden dhe Erdoğan janë takuar në kuadër të Samitit të Liderëve të G20 në Romë.

Në takim, sipas njoftimit thuhet se Biden ka shprehur dëshirën për vazhdimin e marrëdhënieve konstruktive, zgjerimin e fushave të bashkëpunimit dhe menaxhimin efektiv të mosmarrëveshjeve me Turqinë ndërsa ka theksuar kontributin 20-vjeçar të Turqisë në misionin e NATO-s në Afganistan.

Liderët në takim kanë biseduar edhe rreth çështjeve si procesi politik në Siri, shpërndarja e ndihmave humanitare për personat në nevojë në Afganistan, situata në Mesdheun Lindor si dhe përpjekjet diplomatike në jug të Kaukazit, theksohet në njoftim.

Gjithashtu u raportua se presidenti amerikan Biden konfirmoi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe rëndësinë e Turqisë si anëtare e NATO-s. Nga ana tjetër, SHBA-ja, thuhet se potencoi se ishte e shqetësuar për posedimin e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400 nga Turqia.

Biden në takim theksoi rëndësinë e institucioneve të forta demokratike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit për paqe dhe prosperitet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit