3.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Biden në pikiadë!

Më të lexuarat

Sondazhi i trishtueshëm për presidentin amerikan

Popullariteti i presidentit të SHBA-së Joseph Biden ka rënë në pikën më të ulët që nga fillimi i mandatit të tij dhe sondazhet tregojnë se pesimizmi po rritet në mesin e anëtarëve të Partisë së tij Demokratike.

Vetëm 39 për qind e amerikanëve e miratojnë mënyrën e drejtimit të vendit nga Biden, sipas një sondazhi të kryer nga Associated Press dhe Qendra NORC për Hulumtimin e Opinionit Publik, një rënie e mëtejshme nga vlerësimi tashmë i dobët i javës së kaluar, sipas Zërit të Amerikës.

Vetëm dy në 10 të rritur amerikanë besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur ose se ekonomia është në gjendje të mirë, 30 për qind më pak nga ajo që besohej në prill.

Në të njëjtën kohë, vetëm 33 për qind e amerikanëve nga partia e presidentit besojnë se vendi po shkon në drejtimin e duhur, që është një rënie në krahasim me 49 për qind në prill.

Me afrimin e zgjedhjeve të Kongresit në mes të mandatit të tij, Biden duhet të jetë veçanërisht i shqetësuar se popullariteti i tij në mesin e demokratëve është aktualisht 73 për qind, që është një rënie e ndjeshme në krahasim me ditët e para të mandatit të tij, shkruan Fonet.

Në sondazhet e kryera nga AP dhe NORC në vitin 2021, popullariteti i Biden në mesin e demokratëve nuk ra kurrë nën 82 përqind.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë një ndjenjë zhgënjimi dhe lodhjeje në një vend që përballet me sfida zinxhirore – nga inflacioni, përmes dhunës së armatosur dhe mungesës së papritur të formulave të ushqimit për fëmijë deri te pandemia nde aktive.

Republikanët e kanë kundërshtuar prej kohësh Bidenin dhe më pak se 10 për qind e anëtarëve të partisë e miratojnë drejtimin e tij të ekonomisë, aspak ndryshe nga muaji i kaluar.

Për momentin, dy të tretat e amerikanëve nuk i miratojnë politikat ekonomike të Bidenit dhe vetëm 18 për qind e amerikanëve mendojnë se politikat e tij i kanë sjellë më shumë përfitime ekonomisë sesa e kanë dëmtuar atë.

Interesante: sondazhi tregoi se vetëm 45 për qind e amerikanëve e miratojnë qasjen e Biden ndaj Rusisë, ndërsa 54 për qind nuk e miratojnë. Kur bëhet fjalë për përkatësinë partiake, 73 për qind e demokratëve dhe 15 për qind e republikanëve mbështesin qëndrimin ndaj Rusisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit