Një vizitë pa efekte paqeje në terren
Avionët luftarakë izraelitë goditën Gaza-n pasi hodhën raketa sot, disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden fluturoi nga Izraeli në Arabinë Saudite si pjesë e turneut të tij në Lindjen e Mesme.
Ushtria izraelite tha se goditi një objekt të prodhimit të raketave në Gaza-n qendrore të drejtuar nga grupi palestinez Hamas. Sipas dëshmitarëve okularë, objektet po përdoren si kamp stërvitor.
Sirenat u dëgjuan në jug të Izraelit në dy raste herët sot, duke paralajmëruar banorët për një sulm të afërt me raketa. Një raketë u kap dhe tre ranë në zona të hapura, sipas ushtrisë. Asnjë organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për lëshimet. /tesheshi.com/