0.9 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Biden në Izrael para Arabisë Saudite

Më të lexuarat

Ç’synon minituri i presidentit në Lindjen e Mesme?

Presidenti amerikan Joe Biden mbërriti sot në Izrael në kuadër të miniturneut të tij në Lindjen e Mesme, gjatë të cilit do të takohet në Arabinë Saudite me liderët e shteteve të Gjirit, si dhe me Egjiptin, Irakun dhe Jordaninë, raporton Reuters.

Pritet që tema qendrore në këto takime të jetë rritja e prodhimit të naftës dhe përpjekja për të afruar Tel Avivin dhe Riadin, sipas agjencisë britanike.

Biden do të kalojë dy ditë në Jerusalem duke zhvilluar bisedime me udhëheqësit izraelitë përpara se të takohet me presidentin palestinez Mahmoud Abbas në Bregun Perëndimor të pushtuar të premten.

Ai do të mbajë një fjalim të shkurtër, ndërsa nga zyrtarët e mbrojtjes izraelite do të marrë një raport për sistemin e mbrojtjes kundër raketave “Iron Dome”, si dhe sistemin e ri lazer të quajtur “Iron Beam”.

Pas kësaj, presidenti amerikan do të bëjë nderimet e tij në qendrën përkujtimore Yad Vashem, memorialin e Izraelit për viktimat e Holokaustit në Luftën e Dytë Botërore.

Përveç takimit me Yair Lapid, kryeministër në detyrë i Izraelit, Biden do të takohet edhe me ish-kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tani lider i opozitës.

Bisedimet e Biden me presidentin palestinez Abbas do të përfaqësojnë nivelin më të lartë të kontaktit të drejtpërdrejtë midis SHBA-së dhe palestinezëve që kur presidenti i atëhershëm Donald Trump mori një qasje të ashpër ndaj palestinezëve pas marrjes së detyrës në vitin 2017.

Palestinezët duan që Biden të përmbushë premtimet e tij për të rihapur Konsullatën Amerikane në Jerusalem, si dhe që Shtetet e Bashkuara të heqin Organizatën Çlirimtare të Palestinës nga lista e organizatave terroriste të SHBA-së, të ruajnë statusin historik të në Jerusalem dhe të frenojnë zgjerimin e vendbanimeve hebrenje në Bregun Perëndimor, raporton agjencia britanike.

Pas kësaj, të premten, presidenti amerikan do të marrë një fluturim direkt nga Izraeli për në Jeddah të Arabisë Saudite, për herë të parë si president i SHBA-së, për bisedime me zyrtarë sauditë dhe aleatë nga shtetet e Gjirit.

Ndikimi amerikan dhe stabiliteti rajonal

Zyrtarët amerikanë besojnë se udhëtimi i parë i Biden në Lindjen e Mesme si president mund të jetë një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite, të cilat janë dy aleatët më të fortë të SHBA-së në rajon.

Udhëtimi i Biden ka për qëllim promovimin e stabilitetit rajonal, thellimin e integrimit të Izraelit në rajon dhe kundërshtimin e ndikimit të Iranit, si dhe Rusisë dhe Kinës, sipas Reuters.

“Ky udhëtim do të forcojë rolin jetik të Amerikës në një rajon të rëndësishëm strategjik,” tha të hënën Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan.

Pika qendrore e vizitës së Biden do të jenë bisedimet në Jeddah me udhëheqësit sauditë, duke përfshirë princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, të cilin komuniteti i inteligjencës amerikane e akuzon se qëndron pas vrasjes së gazetarit të Washington Post në vitin 2018, Jamal Khashoggi.

Biden po vjen në Arabinë Saudite edhe pse ka njoftuar se nuk do ta bëjë për shkak të vrasjes së Khashoggi.

“Biden ka nevojë që sauditët të rrisin prodhimin e tyre të naftës për të ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të çmimeve globale të energjisë”, shkruan Washington Post. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit