3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bisedë, veçanërisht për Ukrainën

Më të lexuarat

Presidenti amerikan Joe Biden e paralajmëroi presidentin rus Vladimir Putin për pasojat e mundshme të veprimeve ushtarake kundër Ukrainës dhe bëri thirrje për uljen e tensionit.


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe ai i Rusisë Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike kushtuar çështjeve që kohët e fundit shkaktojnë tensione në marrëdhëniet mes dy vendeve, veçanërisht ato në lidhje me Ukrainën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki ka lëshuar një deklaratë me shkrim lidhur me bisedën telefonike 50-minutëshe mes dy liderëve.

Sipas deklaratës, Biden i bëri thirrje Putinit të ulë tensionin lidhur me Ukrainën.

Zëdhënësja Psaki vuri në dukje se lidhur me hapin e mundshëm ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, Presidenti Biden e bëri të qartë se nëse Rusia vazhdon të zgjerojë pushtimin e saj në Ukrainë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj do të përgjigjen me vendosmëri.

Ajo theksoi se presidenti Biden u kushton rëndësi bisedimeve për sigurinë SHBA-Rusi që do të fillojnë më 10 janar dhe procesit të dialogut ndërmjet NATO-s dhe Rusisë.

Pas kësaj bisede telefonike mes Putinit dhe Bidenit, një deklaratë erdhi edhe nga Kremlini (pallati presidencial rus).

Në deklaratë thuhet se tema kryesore e bisedës ishin garancitë e sigurisë për Rusinë, të cilat dy liderët i kishin diskutuar gjatë një takimi online më 7 dhjetor, dhe se presidenti rus Putin dha “shpjegime të hollësishme për qasjet parimore” që zënë vend në draftin që Moska u ka dërguar NATO-s dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Joe Biden theksoi përgjegjësinë e veçantë të Rusisë dhe ShBA-së për stabilitetin e Evropës dhe të botës në tërësi, dhe nënvizoi se Uashingtoni nuk ka ndërmend të vendosë armë sulmuese në territorin ukrainas”, vijon komunikata e Kremlinit.

Opsionit të Biden-it për të vendosur sanksione “të shkallës së gjerë” kundër Rusisë në rast të përshkallëzimit të tensioneve në Ukrainë, pala ruse i dha këtë përgjigje: “Ky do të ishte një gabim shumë i rëndë, madje do të marrëdhëniet ruso-amerikane do të përballeshin me kërcënimin e prishjes së plotë”,- thuhet në deklaratë, e cila njofton gjithashtu se liderët i kanë përcjellë njëri-tjetrit urimet e tyre për Vitin e Ri.

“Në përgjithësi, biseda ishte e sinqertë dhe e fokusuar tek puna, sigurisht që ishte i dobishëm për të dyja palët. U vendos për vazhdimin e kontakteve të rregullta në nivelin më të lartë”, përfundon deklarata.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit