3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Biden dhe Golob diskutojnë për Lindjen e Mesme dhe luftën Rusi-Ukrainë

Më të lexuarat

Biden dhe kryeministri slloven diskutuan mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe theksuan rëndësinë e vendosjes së armëpushimit për mbrojtjen e civilëve dhe parandalimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës.

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, diskutoi me kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob, për marrëdhëniet dypalëshe, Lindjen e Mesme dhe luftën Rusi-Ukrainë.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Biden priti në një takim në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin slloven Golob i cili ndodhet për vizitë në ShBA.

Në takim, Biden falënderoi Golobin për rolin e tij në marrëveshjen për shkëmbimin e pengjeve të kryer me Rusinë.

Dy liderët trajtuan çështje të tilla si energjia e pastër, bashkëpunimi ShBA-Slloveni dhe Ballkani Perëndimor si dhe përsëritën mbështetjen e tyre për Kievin në luftën Rusi-Ukrainë.

Biden dhe Golob diskutuan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe theksuan rëndësinë e vendosjes së armëpushimit për mbrojtjen e civilëve dhe parandalimin e krizës humanitare në Rripin e Gazës.

Presidenti amerikan nënvizoi nevojën për rritjen e investimeve ndaj NATO-s në fushën e mbrojtjes.

Në Shtëpinë e Bardhë për herë të fundit në vitin 2006, ish-presidenti i ShBA-së, George W. Bush priti, ish-kryeministrin slloven Janez Jansha.

/trt/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit