1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Biden: Ata po vrasin njerëz! (kush?)

Më të lexuarat

Operatorët kryesorë të mediave sociale që përhapin dezinformata në lidhje me vaksinat, po “vrasin njerëz”, akuzoi presidenti i SHBA Joe Biden.

“Ata po vrasin njerëz. E vetmja pandemi që kemi prek njerëz që nuk janë vaksinuar. Ata po vrasin njerëz,” tha presidenti amerikan kur u pyet për mesazhin e tij në Facebook.

Shtëpia e Bardhë e shtrëngoi ndjeshëm tonin e saj ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë këtë javë dhe u kërkoi atyre të luftonin më shumë kundër informacionit të rremë në lidhje me vaksinat.

Shtetet e Bashkuara po punojnë për të rifilluar vaksinimin, veçanërisht për shkak të përhapjes shumë të shpejtë të variantit Delta.

Të enjten, zëdhënësja e administratës së Biden, Jen Psaki iu drejtua posaçërisht rrjetit social Facebook.

“Ka rreth 12 persona në mediat sociale që krijojnë 65 përqind të dezinformimit kundër vaksinave. Ata janë të gjithë aktivë në Facebook, ndërsa disa janë dëbuar nga platforma të tjera,” tha ajo.

Shtëpia e Bardhë ende nuk ka specifikuar se cilët janë ata 12 persona të përfshirë ose si erdhi deri te ky informacion.

“Facebook duhet të fshijë mesazhe të rrezikshme dhe ato që thyejnë rregullat. Mesazhet që shkelin rregullat shpesh qëndrojnë të dukshme për ditë. Mesazhet udhëtojnë shumë shpejt,” tha Jen Psaki.

Rrjeti i Mark Zuckerberg iu përgjigj deklaratave dhe mbrojti se ai tashmë kishte tërhequr “më shumë se 18 milion dezinformata në lidhje me COVID dhe kishte ndarë më shumë se 2 miliard informacione të sigurta rreth koronavirusit dhe vaksinave”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit