1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

BFI ua ndalon hoxhallarëve pjesëmarrjen në tubime partiake

Më të lexuarat

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë do të ndalojë përfshirjen e xhamive në fushata politike. Kreu i BFI-së Sulejman Rexhepi tha se objektet e kultit shpesh herë janë bërë vatër e fushatave dhe feja është përdorur për qëllime politike.

Rexhepi, propagandën politike në hapësirat e objekteve të kultit e konsideron si keqpërdorim të fesë.

Punonjësit e BFI-së do të kenë të drejtë të ndjekin tubimet partiake, por si civilë dhe jo të veshur me veshje të zakonshme që shërbejnë në objekte fetare, siç është çallma.

“Ne në objektet e BFI-së, konkretisht në xhami, do të jetë me vendim tonin, ne vetë do ta përgatisim tekstin dhe vetë BFI do ta firmosë dhe ai akt do të shkojë në të gjitha xhamitë e Maqedonisë, dhe do të kërkojmë prej tyre që xhamia nuk mund të lejohet të politizohet përderisa ne nuk e ushtrojmë politikën”, deklaroi ditë më parë Sulejman Rexhepi.
Kryetari i BFI-së tha se në një shtet sekular, feja duhet të jetë e ndarë nga shteti por edhe shteti duhet të mos e përdorë fenë për qëllime politike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit